Qeveria Kurti subvencionon izolimin e shtëpive me 50 për qind të shumës

INA
INA

8 Gusht, 2023

Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen Hapet për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë

“Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private.

Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%.

Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social.

Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net”, ka shkruar kryeministri Kurti. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu i kosoves policia

Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë, shihen edhe makinat e EULEX-it

Edi Rama

Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

armatimi gjetur serb veri

FOTO/Në Manastirin e Banjskës u gjet një arsenal i madh i armatimit, edhe drona të përgatitur me eksplozivë

veriu policia manastir

Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

baton haxhiu

Baton Haxhiu: Policia e Kosovës i la të lirë 28 terroristët serbë, mund t’i vriste për 1 orë

veriu policia manastir

Ekskluzive/ Aksioni kundër Policisë së Kosovës jo vetëm nga serbët, të angazhuar edhe Wagner, Obraz dhe Spetsnaz

shkelzen-maliqi

Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

Lajcak

Lajçak shkruan për domosdoshmërinë e dialogut, s’e përmend faktin se sulmuesit e Policisë së Kosovës ishin terroristë serbë

INFO

NA NDIQ