Qeveria malazeze do të japë me qira Plazhin e Ulqinit për një shekull, përkundër kundërshtimit të ulqinakëve!

Picture of Ina Online
Ina Online

04/04/2025

Marrëveshja e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim ekonomik është miratuar nga Qeveria dhe do t’i propozohet Kuvendit në formë të ligjit. Pjesë e kësaj marrëveshje është dhënia me qira të Plazhit të Madh të Ulqinit një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në periudhën kohore prej një shekulli, më saktësisht për 99 vite.

Plazhi i Madh konsiderohet si pasuria më e madhe e Ulqinit, ndërsa lajmi se do të jepet më qira pa pëlqimin e vendasve, ka shkaktuar reagime të mëdha në Ulqin.

Plani i dhënies me qira nuk i është dhënë në shqyrtim dhe as nuk është bërë në konsultim me Komunën e Ulqinit.
Në një konferencë për media sot në Kuvendin e Ulqinit, u kundërshtua ky plan i Qeverisë së Malit të Zi. Njëzëri kanë dalë përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Komunën e Ulqinit.

Mesazhi i tyre drejtuar Qeverisë është se Ulqini nuk është në shitje.

Pjesë e Qeverisë së Malit të Zi janë edhe dy koalicionet shqiptare të cilat kanë një zëvendëskryeministër dhe tre ministra. Ndërkaq, ende nuk dihet qendrimi i tyre dhe nëse ata si partnerë në Qeveri kanë apo jo peshë në vendimmarrje të qeverisë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu tha se e shtuna e parë e prillit, e cila shënon edhe kremtimin e Ditës së Ulqinit do të shënohet me një protestë të hapur e cila do të mbahet në Plazhin e Vogël më fillim në ora 12.“Një qëndrim i tillë vjen sepose vlerësojmë që qyteti nuk mundë të zhvillohet me vendime që e dëmtojnë atë. Ky është një vendimi unanim i 33 këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Ditën e Ulqinit kemi vendosur që ta shënojmë me një protestë të hapur duke qënë se qëndrimet e Kuvendit të Ulqinit janë anashkaluar nga qeveria. Ulqini nuk është në shitje. I gjithë Ulqini flet me një zë. Jemi pro investimeve por jo me kushte që na dëmtojnë. Kjo protestë nuk ka flamuj politik. Turizmi është interes publik por ndërtimi i banesave jo”, tha ndët të tjera Nimanbegu, duke u bërë thirje të gjithë qytetarëve që të dalin në këtë protestë. (INA)

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË