Qeveria: Maqedonia është mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë

Picture of INA
INA

05/06/2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se 3.2 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë.

Me këtë nga Qeveria thonë se, Maqedonia renditet ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë.

“Në krahasim, kjo do të thotë se rritja është trefish më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Kjo është fal politikave të suksesshme ekonomike të Qeverisë. Me ketë Maqedonia është mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë, para nesh janë Irlanda, Danimarka dhe Polonia”.

“Angazhimi ynë është që kjo të vazhdojë, prandaj po zbatojmë politika që nxisin ekonominë të zhvillohet. Rritje më e madhe u vu re në sektorët: Ndërtimtari dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitete administrative dhe veprimtari të shërbimeve ndihmëse prej 7.1%, si dhe informacione dhe komunikime prej 4.8%”.

“Konsumi përfundimtar i amvisërive, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e parë të vitit 2025 u rrit me 7.1% në terma nominalë, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto është 69.0%. Ndryshe nga vitet e kaluara kur ekonomia ishte në pikën e saj më të ulët dhe plotësisht e zhvlerësuar, tani kemi një lëvizje të plotë përpara”, thonë nga Qeveria.

TË FUNDIT

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË