Qeveria me kërkesë për mediat: Të përmbahemi gjatë publikimit të informacioneve të pa verifikuara, të mos krijojmë dhimbje shtesë për opinionin

Picture of INA
INA

19/03/2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media bënë thirrje që mediat të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, në lidhje me numrin e personave të vdekur nga zjarri tragjik në Koçan.

“Në këto momente të vështira dhe të trishta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe në shenjë nderimi për viktimat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre, lusim mediat që të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, me qëllim që të mos krijojmë dhimbje dhe stres shtesë për opinionin. Numri i viktimave në zjarrin në Koçan është 59, fatkeqësisht njerëz të rinj që humbën jetën në mënyrë tragjike. Megjithatë, media të caktuara, duke iu referuar burimeve të pa verifikuara, spekulojnë për numrin e të vdekurve dhe kontribuojnë në shqetësimin e opinionit. Në këto momente të pikëllimit, ju lutemi të gjithë të sillemi me përgjegjësi, kjo është tragjedi për gjithë shtetin dhe duhet të ndjejmë bashkë me dhimbjen e të afërmve”.

“Çdo informacion që ka të bëjë me hetimin, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet e tjera do ta njoftojnë opinionin në mënyrë transparente dhe në kohë, përmes konferencave për shtyp dhe njoftimeve për shtyp. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia, pavarësisht se sa i madh është faji i ndonjë personi të përfshirë në këtë rast, ai do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Përsërisim se asgjë nuk do të mbahet e fshehtë dhe jemi në dispozicion për pyetje shtesë që janë në interes të opinionit”, thonë nga Qeveria.

Po ashtu, prej atje theksojnë se Qeveria miratoi vendim për mbulimin e plotë të shpenzimeve për akomodimin dhe transportin e familjeve të të lënduarve që po trajtohen jashtë shtetit.

“Për komunikim më të shpejtë dhe më efikas, është hapur edhe linjë telefonike, ndërsa numri është 070270370. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Po ashtu, informojmë se Qeveria dhe Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme janë në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të lënduarve që aktualisht po trajtohen në shtete të tjerai”, thonë nga Qeveria.

TË FUNDIT

Tetë policë shqiptarë kanë braktisur punën, degradim i madh në Shkup dhe Tetovë

INTERPOL s’e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiqin

Mexhiti: Anëtarësia e ASH-së nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit

Kasami: Nga dje flasim për VLEN, por juridikisht partitë do të funksionojnë deri në zgjedhje

Gjesti i publikun videon me fansat e tij më të fortë(video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË