Arben Taravari – VLEN në Nju Jork ka dhënë intervistë për RTV21 dhe gazetarin Halil Mula.
I pyetur se si shkon bashkëqeverisja, Taravari tha se kanë bashkëpunim korrekt me partnerin dhe se kanë rezultate të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ai gishtin e drejtoi kah opozita, e cila sipas tij mundohet ta defokusojë publikun duke i kthyer problemet e trashëguara.
“Bashkëpunimi është korrekt dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht kemi opozitë toksike e cila vazhdimisht mundohet të defokusojë opinionin dhe t’i kthejë problemet te qytetarët të cilat na i ka lënë si trashëgimi. Faktikisht, këto 100 ditë, ne më shumë jemi marrë duke i reaguar opozitës, sesa duke i promovuar rezultatet”, tha Taravari.