Qeveria miratoi disa vendime për përballimin e situatës me koronavirusin

0

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 63-të lidhur me parandalimin e bartjes dhe përhapjes së koronavirusit KOVID-19, konkludoi që të vendosen kontrolle dhe monitorim të përforcuara në zonat e targetuara të qytetit të Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, më pas në komunat përreth të Shkupit si Haraçina, Studenipani, Ilindeni, Petroveci dhe Zelenikova, si dhe në komunat si Kumanova, Likova, Shtipi dhe Karbinci, Tetoa dhe komunat e Tetovës si Bogovinja, Bërvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci, ku është regjistruar numër më i madh i qytetarëve të rinj të infektuar.

Në pajtim me këtë konkludim, propozimi për vendosjen e masave restriktive do të shqyrtohet sërish në Komisionin për sëmundje infektive.

Në këtë drejtim, Qeveria i obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshillin inspektues dhe Policinë financiare të përgatisin plane të veçanta të veprimit për kontroll dhe për parandalim të lëshimit të masave për mbrojtje dhe sanksionim të çdo mosrespektimi të masave të sjella.

Lidhur me këtë pikë, Qeveria konkludoi që Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar në çdo vendim për izolim që do të sillet të qëndrojë se është i obligueshëm instalim i aplikacionit StopKorona për shkak të dukshmërisë dhe kontrollit më të madh me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronaviorut. Çdo shkelje e dispozitave nga vendimi për izolim do të sanksionohet me karantinë shtetërore.

Qeveria në seancën e sotme e miratoi informacionin për kërkesat të cilat i realizojnë kriteret nga thirrja publike nr.1 për kreditë nga linja kreditore nga Fondi i veçantë kreditor me qëllim të uljes së pasojave nga koronavirusi, si dhe për ndryshimet në listat e miratuara dhe e obligoi bankën zhvillimore të Maqedonisë së Veriut të arrijë marrëveshje për kredi me aplikuesin e kredisë të cilët i plotësojnë kriteret. Nga kërkesat e arritura dhe të ]përpunuara janë miratuar gjithsej 738 kërkesa në vlerë të përgjithshme prej 338.8 milionë denarë.

Në këtë seancë është sjell Dekret me fuqi liogjore për mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës së subjekteve afariste nga sfera e industrisë në periudhën pas Kovid-19, me të cilin rregullohen lloji, vlera, kushtet, mënyra dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për përforcimin e konkurrencës së shoqatave tregtare nga sfera e industrisë me qëllim që të stabilizohet dhe të ripërtërihet aktiviteti i tyre afarist duke e përfshirë kthimin e tregjeve të humbura me çka do të mbahen veprime afariste të cilat do të kontribuojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, përmes realizimit të projekteve investuese në periudhën pas-kovid gjatë muajit mars të vitit 2020 deri në dhjetor të vitit 2021.

Qeveria e solli Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për veprim hotelierik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin rregullohet mënyra e punës së Komisionit për kategorizimin e objekteve hotelierike.

Me dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila sot është sjell sot, janë krijuar kushte për kryerje pa pengesa dhe të vazhdueshme të aktiviteteve, qëllimeve dhe obligimeve të Odës me vazhdimin e mandatit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit drejtues të Odës.

Në seancën e sotme është sjell Dekret për ndryshim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti përcakton se nëse ndonjë person refuzon ta zbatojë vendimin për vetizolim, ose jep të dhëna të rrejshme personale dhe të dhëna të rrejshme lidhur me personat me të cilët ka pasur kontakt ditëve të fundit, ose nuk e zbaton masën e izolimit të rreptë në kushte të shtëpisë, i caktohet masë e izolimit të rreptë (karantinë) në kohëzgjatje prej 14 ditëve, në objekte të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka Ministria e Punëve të Brendshme sjell vendim, ndërsa shpenzimet për akomodim në ato objekte kompensohen nga ana e atij personi.

Në propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria sot e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tokë ndërtimore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin obligohet qiramarrësi ta kthejë në gjendje origjinale tokën ndërtimore e cila ka qenë objekt i qirasë afatshkurte të paraparë me plan urbanistik ose dokumentacion urbanistik-planor për plazh dhe për të cilën afati kohor për qira afatshkurtër ka skaduar ose marrëveshja për qira afatshkurtër është ndërprerë përkohësisht.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për aktivitetet e BE-së për përballje me dezinformatat dhe përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me pandeminë e KOVID-19. Nga informacioni rrjedhin rekomandimet me të cilat vendeve anëtare, si dhe vendeve kandidate për anëtarësim në Union, u rekomandohet promovim i informacioneve të kontrolluara dhe përmbajtje të besueshme me burim fillestar siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe kundërshtimi i mashtrimeve lidhur me koronavirusin, avancimin e parimit të përgjegjësisë dhe përgjegjësisë së onlaj platformave dhe detektim të analizës së dezinformatave, duke përfshirë edhe marrje të fushatave të koordinuara për ballafaqim me dezinformatat dhe përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me pandeminë e Kovid-19.