Qeveria miraton strategjinë e re për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2025

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arbën Fetai, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Strategjia për forcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë për periudhën 2025–2028, së bashku me Planin e Veprimit.

“Ky dokument pasqyron përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes fuqizimit të institucioneve përkatëse me një qasje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, tha Fetai.

Ai theksoi se një strategji, sado e mirë të jetë, mbetet vetëm një dokument nëse nuk zbatohet në mënyrë efikase.

“Për këtë arsye, po forcojmë mekanizmat e ndjekjes dhe mbikëqyrjes, përmes themelimit të Këshillit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, shtoi ai.

Kabineti i zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë do të ketë rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.(INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË