Qeveria planifikon të ulë në dy numrin e universiteteve publike

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Qeveria e Kosovës gjatë këtij muaji do të vendosin se sa do të jetë numri i universiteteve publike në Kosovë. Aktualisht në Kosovë janë shtatë universitete publike, gjashtë prej të cilave janë themeluar nga viti 2010 e këndej.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka qenë i dyti pas Universitetit të Prishtinës që është themeluar në vitin 2010, shkruan Koha Ditore.

Një vit më pas, më 2011, Qeveria kishte marrë vendim për themelimin e universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në korrik të vitit 2015, listës së universiteteve publike i ishte shtuar edhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kurse në mars të vitit 2017, Qeveria kishte marrë vendim për themelimin edhe të tri universiteteve të tjera, “Isa Boletini” në Mitrovicë, “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe “Kadri Zeka” në Gjilan… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)