Qeveria publikon listën e të punësuarëve dhe këshilltarëve në kabinetin e Zaevit

0

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka filluar publikimi i të dhënave të të punësuarëve nëpër kabinetet ministrore, por edhe të kryeministrit.

Kryeministri Zoran Zaev ka qenë i pari që ka publikuar Listën e plotë të të punësuarëve dhe këshilltarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe rrogat e tyre se sa paguhen, përcjell INA.

Në një listë të gjatë të emrave, vetëm për 23 prej tyre janë publikuar të dhënat e rrogës.

Njeriu më i paguar në kabinetin e Zaevit është ish-shefi i spiunazhit të Maqedonisë, Zoran Verushevski në cilësinë e këshilltarit për siguri nacionale, që paguhet 74.618 denarë rrogë neto apo mbi 1200 euro.

Pas tyre vijojnë rrogat e këshilltarit për energjetikë, Viktor Andonov dhe Milan Zhivkoviq këshilltar për punë dhe politika sociale me neto rroga prej mbi 60 mijë denarëve apo rreth 1 mijë euro. Ndërsa stafi tjetër i të punësuarëve në kabinet dhe këshilltarët kanë rroga neto prej 55.268 denarë.

Në listën e kabinetit të Zaevit janë të punësuar emra profesionistësh, ekonomistë, politikanë dhe persona të sferave të tjera. Mes tyre janë edhe kuadro shqiptare, por edhe të komuniteteve të tjera. Megjithatë për dallim nga lista e kaluar, në të më nuk janë emrat e ish-politikanëve shqiptarë si Ismet Ramadani, Mersel Bilalli apo edhe emra të tjerë. (INA)