Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

Picture of INA
INA

12/05/2023

Para fillimit të verës do të përfundojnë punët për përmirësimin e qasjes së komunikacionit në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc, ku përfshihen edhe zgjerimi i rrugëve hyrëse nga ana e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky rikonstruim i pjesshëm i vendkalimit do të rezultojë me përshpejtim të caktuar të qarkullimit të automjeteve dhe uljen e numrit të qytetarëve të ndaluar në vendkalimin kufitar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Punimet po kryhen si pjesë e Iniciativës Ballkani i Hapur, që e filloi presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Rikonstruimi i vendkalimit është një nga rezultatet e Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, i cili përmban masa për përshpejtimin e lëvizjes së automjeteve, njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror” bënë të ditur nga Qeveria serbe.

Në kumtesë thuhet se punimet që nisin sot nga ana e Maqedonisë së Veriut, nga ana e Serbisë të kufirit do të fillojnë javën e ardhshme, ndërsa pritet të përfundojnë në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, para fillimit të sezonit turistik, ndërsa kjo, përveç një reduktimi të caktuar të rrëmujës në kufij, do ta lehtësojë edhe tregtinë mes dy vendeve.

Këto masa, shtojnë, do të kontribuojnë në përshpejtimin e qarkullimit të pikës kufitare Preshevë – Tabanoc dhe në uljen e shpenzimeve për udhëtarët dhe subjektet afariste, që pozitivisht do të ndikojë në tregtinë ndërkombëtare në të gjithë rajonin.

TË FUNDIT

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

Era Istrefi plot stil pozon para pasqyrës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË