Qeveria shqiptare merr vendimin: 22 Nëntori – Dita e Alfabetit festë zyrtare

ina-online
ina-online

11/01/2024

Qeveria shton ne listën e festave kombëtare, Ditën e Alfabetit, 22 nëntorin. Vendimi u bë me dije nga ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të mërkurë.

Shpallja e Ditës së Alfabetit si festë kombëtare zyrtare u njoftua nga kryemnistri Rama gjatë samitit të Diasporës në nëntor 2023.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri Hasani njoftoi në deklaratën për media, se Këshilli i Ministrave do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e kësaj feste zyrtare.

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.

22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta tirane opozita pd

Protesta e opozitës në Tiranë, përleshje me policinë, Berisha fjalim nga arresti shtëpiak, Rama në Turqi

Agim Nesho

Nesho: Vuçiç po përgatit planin për super-Jugosllavinë e Madhe

rama erdogan

Rama viziton sot Turqinë, pritet të nënshkruajë disa marrëveshje me Erdoganin

enver hoxha

​33 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

bari delet

Mes tufës së deleve që 11 vjeç, rrëfimi i çobanit në Kukës: Kam 150 krerë, punë e vështirë por e bukur

gjuha shqipe alfabeti manastir

Elita intelektuale shqiptare me peticion: Largoni nga ekranet sharlatanët që po vrasin shqipen

Blinken Edi rama

Dhuratat e mesazhet e fuqishme, gjithçka që nuk u pa nga vizita e Blinkenit në Tiranë

antoni blinken

Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën, axhenda dhe rrugët që bllokohen

Bardhi noka

Gazment Bardhi: Sali Berisha është kryetar i opozitës

INFO

NA NDIQ