Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 32-të, në të cilën do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Propozim-strategjia për zhvillimin e turizmit fetar dhe mbështetja e manastireve aktive, me Plan Veprimi 2022-2026, të përgatitur dhe propozuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë dhe Grupet Fetare.