Qeveria sot lehtëson masat: Prej nesër ora policore nga 23:00, lokalet deri në 22:30

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot do të sjellë vendim ndaj propozimit të Shtabit të krizës, ku u kërkua lehtësimi i masave anti-Covid.

Në propozimin që Shtabi dje e dorëzoi në Qeveri, ndaj të cilit do të sillet vendim në seancën qeveritare që mbahet në ora 12:00, parashihet që:

– Ora policore të shkurtohet për dy orë. Në vend se në ora 21:00, ajo nga e mërkura do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

– kafenetë apo objektet hotelerike, të punojnë deri në ora 22:30 dhe në pjesën e hapur të objekteve – në veranda.

Lehtësimi i masave vjen ngaqë është regjistruar rënie e numrit të infektimeve të reja me Covid-19 dhe presionit në spitalet e vendit.