Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 02.03.2022 (e mërkurë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 19-të, ku sipas kompetencave të saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve, përcjell TV21.
Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Informacioni për përgjegjësitë e institucioneve kompetente në kuadër të masave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025.
Për shqyrtim, është paralajmëruar edhe Strategjia Nacionale për Menaxhimin e Integruar Kufitar 2021-2025, me Plan Veprimi për zbatimin e saj.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme, e cila do të fillojë në orën 11:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.