Qeveria vendosi, termocentrali TE-TO do të prodhojë energji elektrike për ESM-në deri më 31 mars

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31 Janar, 2022

Qeveria e ka vazhduar deri në fund të marsit masën për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga prodhimi vendor, përkatësisht përmes termocentralit Te-To. Në seancën e djeshme të qeverisë u vendos që Te-To të funksionojë shtatë ditë në javë gjatë 24 orëve me fuqi të plotë si në shkurt ashtu edhe në mars, transmeton Portalb.mk.

Sipas kësaj mase, Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut do ta blej të gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga kompania për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes Te-To, thuhet nga Qeveria.

Me marrjen e energjisë elektrike do të sigurohet energji shtesë termike, përkatësisht ngrohje qendrore të vazhdueshme në Shkup.

Për të mos i lënë shkupjanët pa ngrohje, Qeveria para 10 ditësh ka marrë vendim që kompania shtetërore ESM të marrë përsipër menaxhimin e BEG-ut gjatë krizës energjetike. Ky vendim erdhi pasi BEG njoftoi se nuk ka para për furnizim me gaz, kështu që nuk mund të sigurojë ngrohje në Shkup, gjegjësisht se qytetarët dhe institucionet shtetërore dhe lokale nuk do të kenë ngrohje.

“Sipas marrëveshjes, BEG do t’ia prezantojë ESM-së të gjitha operacionet e saj afariste. Marrëveshja i jep pëlqimin ESM-së për të menaxhuar të gjitha aktivitetet afariste të BEG, me të gjitha llogaritë e transaksionit, si dhe llogarinë e dedikuar që BEG do ta hapë ekskluzivisht për nevojat e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim afarist dhe teknik”, njoftoi Qeveria më 20 janar.

Kujtojmë se, Më 14 janar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli Dekret për shpallje të gjendjes së krizës për shkak të çrregullimeve me furnizimin me energjinë termike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

shkelzen-gashi

Gashi tregon kush po e mbështet Kosovën dhe “shpërthen” ashpër ndaj mediave: Qysh s’po ju vjen marre, bre?

INFO

NA NDIQ