Qeveria zgjodhi drejtorë të rinj, ja emrat

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 15-të vazhdoi me emërimin e drejtorëve, zv.drejtorëve dhe anëtarëve të këshillave drejtuese në ndërmarrje dhe shoqatave aksionare në pronësi të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria emëroi ushtrues të detyrës-drejtor Amir Shabanin, ndërsa paraprakisht shkarkoi nga kjo pozitë Borçe Haxhievin. Haxhievin e ka emëruar drejtor në Biron për furnizime publike, duke e shkarkuar paraprakisht Armir Sadikin nga kjo pozitë.

Qeveria vendosi gjithashtu që Këshilli drejtues në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të propozon për u.d. drejtor Biljana Jovanovskën, ndërsa për u.d. zv.drejtor Shaip Zendelin.

Qeveria e shkarkoi Orhan Ramadanin nga pozita e drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, ndërsa për u.d. drejtor e emëroi Faton Ahmetin.

Besir Deari do të jetë u.d. zv.drejtor në Drejtorin për polici financiare, ndërsa Blerim Idrizi do të jetë u.d. zv.drejor në Entin shtetëror për pronësi industriale.

Javën e kaluar, në seancën e 14-të, gjithashtu Qeveria miratoi vendime për emërimin e drejtorëve, zëvendës drejtorëve dhe anëtarët e bordeve të drejtorive të disa ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të Qeverisë. Ndërsa për postet vakante Qeveria e Maqedonisë do të hap konkurs publik.