VIDEO/Qeveritarët me rroga mbi 2000 euro, e për pensionistët pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçe, reagon LD

ina-online
ina-online

19/10/2023

“Pensionistët protestojnë, por Qeveria sillet sikur nuk ndodh asgjë. Protestojnë, sepse është e pamundur që të mbijetojnë me pensionet minimale prej 13.000 denarë, të cilat nuk u mjaftojnë as për nevojat më elementare të tyre”, reagon Lëvizja Demokratike.

Sipas kësaj partie, nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë.

“Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlërën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçet e tyre. Qeveria po e nënçmon dhe po e bën barë të familjes një shtresë siç janë pensionistët që tërë jetën e tyre kanë punuar ndershëm!

Lëvizja Demokratike konsideron se kërkesa e tyre për rritje lineare prej 5000 denarë si dhe pensioni minimal prej 20.000 denarë është reale, aq më tepër kur dihet se shporta harxhuese e një familje katër anëtarëshe është pothuaj 50.000 denarë. Qeveria duhet të reflektojë dhe ta zgjidhë këtë problem akut të pensionistëve, të cilit meritojnë trajtim dinjitoz.

Nuk është as e ndershme e as e moralshme që të luash me ata që janë buzë ekzistencës, me ata të cilët për çdo ditë përballen me rritje të çmimeve. Në fakt, qeveritarët që moti nuk e ndjejnë realitetin, ndaj dhe institucioni i përgjegjësisë së tyre është rrënuar përfundimisht.

Në programin e Lëvizjes Demokratike kategoria e pensionistëve ka trajtim të veçantë dhe mundi i tyre shumë vjeçar do të jetë i vlerësuar në mënyrën më të mirë”, reagon LD.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ