Qindra qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 24 orët e fundit për mosmbajtjen e maskës janë gjobitur 417 qytetarë, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga COVID-19.