Qindra shqiptaro-amerikanë protestuan para Selisë së OKB-së për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë

INA
INA

24/10/2023

Qindra shqiptaro-amerikanë protestuan para Selisë së OKB-së për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë.

Shqiptaro-Amerikanët i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që Serbia dhe udhëheqësit e saj të bëhen përgjegjës, si dhe të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit të sillen para drejtësisë.

Mark Gjonaj në fjalën e tij renditi të gjitha sulmet dhe aktet terroriste të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve. Gjeneral Gani Shehu nga Batalioni Atlantiku deklaroi se shqiptarët janë gati sa herë që atdheu thërret dhe se Serbia duhet të heqë duart përgjithmonë nga Kosova. Aktivisti Uk Lushi u shpreh se Serbia përfaqëson krimin, terrorin e terrorizmin.

Aktivistja Diellza Pulitani bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët për të ngritur të gjithë bashkë zërin për të dënuar krimin serb dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e pa ndëshkuar e të pa dënuara të serbëve.” Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për vendin tonë. Ne nuk do ti harrojmë kurrë” tha ajo. Vedat Gashi në fjalën e tij kërkoi që drejtësia për të zhdukurit si pasojë e krimeve serbe të zhdojë deri në zbardhjen e plotë të tyre. Jack Kukaj u tha pjesëmarrësve se shqiptarët kanë luftuar gjithmonë për të drejtat dhe liritë që u takojnë. Serbia i ka duart me gjak, bota duhet ta dënojë e ndëshkojë. Ne do ta përkrahim gjithmonë Kosovën, garantoi z.Kukaj. Gazetari Gjekë Gjonlekaj vuri theksin te politika e padrejtë ndërkombëtare në dëm të Kosovës. “Vuçiç është krimineli më i madh pas Millosheviçit” deklaroi z.Gjonlekaj.

Aktivisti Arlind Alidemaj bëri një apel për rininë që da duan atdheun ashtu siç bënë të parët tanë për lirinë e pavarësinë e saj. Aktivisti Mark Qehaja apeloi që krimi e kriminelët serbë të ndëshkohen sa më parë, ndërsa Dr.Pashko Camaj foli në emër Vatrës dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për drejtësi dhe që të mos barazojë krimin e kriminelët serbë me gjakun e pastër shqiptar të derdhur për liri e pavarësi.

Editori i Diellit kërkoi liri për çlirimtarët dhe luftëtarët e UÇK që janë të burgosur padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë. “UÇK dhe Lufta për lirinë e pavarësinë e Kosovës janë krenari e kombit shqiptar. Janë historia e lavdishme e kombit dhe shtetit modern shqiptar” tha Editori Paja. Aktivistja Violeta Duka kërkoi që shteti shqiptar ti kërkojë Serbisë dëmshpërblim për minimin e territorit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe përgjegjësi për jetën e humbura.

Gazetari Bekim Adili nga Maqedonia e Veriut i shprehu mirënjohje diasporës shqiptaro-amerikane për kontributin në dobi të çështjes kombëtare. Para të pranishmëve folën shqiptaro-amerikanë si Jasin Gjokaj, Flutura Billa, Isa Breçani, Mat Koleci, Prend Qetta e të tjerë ku njëzëri kërkuan dënimin e kriminelëve serbë e terrorizmin shtetëror të Serbisë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

INFO

NA NDIQ