Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandon që mos të pihet uji në rajonin e Kumanovës, përcjell TV21. Nga QMK thonë se kjo vjen pas vërshimeve në rajonin e Likovës, që kanë ndikuar në sistemin e filtrimit të N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë.
“Për këto arsye, për momentin është turbulluar uji në sistemin e gypave të transmetimit të ujit, dhe shpërndarja për qytetarët është ndërprerë, e cila me gjasë do të zgjasë gjatë gjithë ditës së sotme, nëse është e nevojshme, deri në momentin e tejkalimit të situatës”, thuhet në njoftimin e QMK-së.