Qoku: Arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së të mos përsëritet më

Picture of INA
INA

03/08/2024

Bekim Qoku

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar më 17 korrik ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, pasi ai kërkohej me një fletarrest të lëshuar nga Interpol Serbia. Me angazhimin maksimal të autoriteteve të vendit, ai sot ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup dhe pritet shumë shpejtë të kthehet në Kosovë.

Fatin e z. Ramadani e kanë pasur disa veteranë të tjerë të UÇK-së, ndër ta Gafur Dugolli që u arrestua në vitin 2016 dhe Tomor Morina në 2019. Po çfarë duhet bërë që këto raste mos përsëriten më dhe mos tensionohen raportet brendshme ndëretnike dhe ato midis dy shteteve fqinje mike, që i shkon përshtati vetëm Serbisë.

Maqedonia e Veriut, duke njohur Kosovën si shtet të pavarur, ka pranuar njëkohësisht edhe juridiksionin e shtetësisë së saj në territorin e përcaktuar. Kjo do të thotë se banorët që jetojnë në atë territor, i njohur tashmë de jure nga MV, konsiderohen shtetas të Republikës së Kosovës dhe jo të Republikës së Serbisë. Rrjedhimisht, duke arrestuar shtetas të R. së Kosovës me urdhërarrest të Serbisë, që pretendon se qytetarët që jetojnë në Kosovë i nënshtrohen juridiksionit të Serbisë, do të nënkuptonte se Maqedonia e Veriut, me këto veprime të veta të shtetit ligjor, shkel mbi aktin zyrtar të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Gafur Dugolli, Tomor Morina dhe tani Blerim Ramadani janë shtetas të Republikës së Kosovës. Me njohjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës nga ana e Maqedonisë së Veriut këta qytetarë, por edhe të gjithë të tjerët si këta, duhet të trajtohen si shtetas të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Edhe juridikisht, në dy rastet paraprake, pra, me arrestimin e Gafur Dugollin në vitin 2016 dhe të Tomor Morinës në vitin 2019, kemi tashmë dy precedentë të drejtësisë të MV, ku gjykatat e këtushme kanë konstatuar se nuk ka bazë ligjore për ekstradim. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Supreme për rastin e Tomor Morinës:

“Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale në Shkup pasi ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, si dhe duke marrë për bazë praktikën e vendosur gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, ka marrë vendimin se nuk janë përmbushur kushtet e ekstradinmit në Republikën e Serbisë si palë që ka paraqitur kërkesën për ekstradim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.” Qartë dhe shkurt, thuhet se “ka praktikë të vendosur gjyqësore” për këto raste.

Çdo sistem normal i drejtësisë do t’i referohej precedentëve gjyqësor për të njëjtët raste.
Por siç e dimë tashmë, sistemi i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut ka gëzuar besueshmëri prej 2% dhe ndërkohë mund të jetë edhe më poshtë. Arrestimi i padrejtë i Blerim Ramadanit po verifikon këtë perceptim. Këtë gjendje të rëndë të drejtësisë në MV po e shfrytëzon dhe po e keqpërdor edhe Serbia, që me këto provokime që po ia bën Maqedonisë së Veriut, vetëm të mirën nuk ia do asaj. Për këtë gjendje katastrofale të gjyqësisë, ndër fajtorët kryesor është edhe BDI e cila është akuzuar nga autoritete të huaja, nga raportet e progresit të BE-së etj. BDI përgjatë këtyre 22 viteve në pushtet ka pasur 4 apo 5 ministra të drejtësisë që nuk kanë bërë asgjë deri tani për këtë çështje. Madje ministër i drejtësisë në kohën e arrestimit të Gafur Dugollit në vitin 2016 ka qenë Adnan Jashari kuadër i BDI-së. Blerim Ramadani është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim nga po ky sistem drejtësie i kapur dhe i shkatërruar sidomos në këto 20 vitet e fundit.
Tjetra, për krimet e supozuar që kanë ndodhur në periudhën 1998-1999 kompetente është Gjykata e Hagës. Drejtësia e MV nuk ka pse t’i mbivendoset kësaj Gjykate.

Bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE duhet të bëjnë presion gjithashtu mbi Interpolin që keqpërdoret nga ana e Serbisë duke ia prishur kësisoj prestigjin dhe ulur autoritetin e institucionit ndërkombëtar me këto lloje urdhërarreste.
Janë me qindra persona nga Kosova si puna e Blerim Ramadanit apo Gafur Dugollit që mund të arrestohen sa herë që kalojnë kufirin për në MV në bazë të këtyre fletarrestimeve të Serbisë. Këso janë situata delikate që nga njëra anë cenojnë dhe rrezikojnë raportet e brendshme ndëretnike, nga ana tjetër dobësojnë marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy shteteve, MV dhe Kosovës. Maqedonia e Veriut ka arsye shtesë të mos u bindet këtyre akteve dashakeqe të Serbisë, pikërisht sepse duhet të dëshmojë të kundërtën e bindjes së përbotshme që ajo është nën ndikim të fuqishëm të Serbisë.

TË FUNDIT
6 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
6 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
6 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
9 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
9 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

9 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
16 orë
“Balancuesi”, VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese
14 orë
Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor
1 ditë
Efekte të Balancuesit sipas modelit të “patriotëve” të BDI-së
9 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
16 orë
Zekolli - Shaqiri: Vendosja e tabelës në Bllacë pa mbishkrim në gjuhën shqipe, vepër e qeverisjes së kaluar
13 orë
Aksident afër fshatit Sllupçan të Kumanovës, lëndohet rëndë një motoçiklist
1 ditë
SHBA-të kanë harxhuar gjysmëmiliardë dollarë për reformat në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ