Qoku: BDI-ja për herë të parë garon në zgjedhje pa komunat e mëdha, Tetovën, Gostivarin dhe Çairin

INA
INA

06/02/2024

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosja ishte i ftuar sonte në emisionin ClickPlus në TV21. E duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, ai tha se për herë të parë BDI-ja nuk i ka tre komunat e mëdha shqiptare, siç është Tetova, Gostivari dhe Çairi.

Qoku po ashtu përmendi se në këto zgjedhje BDI-së do t’i mungojë dhe figura kryesore e organizimit të zgjedhjeve, ajo e Izet Mexhitit.

“Të bëjmë dy blloqe të fuqishme, ashtu siç ka kërkuar edhe Ali Ahmeti. Është faktor bashkimi, është faktor garantimi, është faktor rregullimi. Për herë të parë, BDI-ja nuk i ka në dorë tre komunar kryesore, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën. Kjo situatë nuk ka qenë në 2020 as në 2016. Për herë të parë ndodh që figura kryesore që ka organizuar zgjedhjet në BDI, Izet Mexhiti, del nga BDI-ja dhe i bashkohet opozitës shqiptare. Për herë të parë opozita bëhet bashkë për qëllimet që duan të arrijnë. Kjo vendosmëri është ndjerë te krahu tjetër dhe i ka kapur paniku. Edhe Arben Taravari janë me këtë frymë.”- tha Qoku.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

INFO

NA NDIQ