Qoku komenton vendimin e DASH-it: Grubi është vegla, masha dhe bedeli i Ali Ahmetit

Picture of Ina Online
Ina Online

10/12/2024

Bekim Qoku

Nëse lexohet më hollë kjo ndërhyrje e DASH, goditja e vërtetë i është bërë vetë Ali Ahmetit. Sot në Listën e zezë Partneri më strategjik i shqiptarëve e ka futur Ali Ahmetin. Bashkë me të, të gjithë BDI-në. Nuk ka lexim tjetër.

Të gjithë e dimë se Artan Grubi është vegla personale e Ali Ahmetit. Është masha e tij, bedeli i tij. Ekzekutori i parë i tij. E dimë të gjithë po ashtu se Artani nuk ka bërë çap, pra s’ka bërë asnjë lëvizje a veprim politik pa miratimin e kryeshefit të tij Aliut.

Artani nuk mund të shkonte të takonte Sasho Mijallkovin pa aminin e shefit. Nuk mund të bënte asnjë dill (marrëveshje) me të apo me nëntokën pa dijeninë e Aliut.

Është sekret publik që të gjitha financat e zeza për familjen e shefit i ka drejtuar Artani. Soravia, Eurovia e Llotaria janë vepra të Listëzezit.
Asnjë ndërhyrje në asnjë gjykatë, as për rastin e kryetares së Gjykatës Supreme Besa Ademi nuk e ka bërë Artani pa lejen direkte nga ana e kryezotit të tij Aliut.

Megjithatë, fatkeqësia e kësaj pune është se u desht një forcë e jashtme ta dënojë një antivlerë të shoqërisë si Artan Grubi për të qenë të besueshme të gjithë ato denoncime që ishin kaq ashiqare por që i shtrembëronte dhe i mbulonte PRopaganda dhe kuazi opinionistët apo kinse intelektualët.

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË