Qoku: Po, e lutëm shumë Taravarin, mezi e shqepëm prej Aliut!

Picture of Ina Online
Ina Online

07/05/2025

Deputeti Bekim Qoku, ka reaguar pas deklaratës së Taravarit se disa nga politikanët e VLEN-it e kanë lutur për ta sjell ndryshimin.

Me poshte mund ta lexoni te plote reagimin e Qokut.

Arben Taravari: “Ata para një viti vinin në Gostivar, luteshin e përuleshin që ta sjellim ndryshimi.”

Po, shumë e vërtetë. Bile jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup e Prishtinë i jemi lutur. Disa herë. Shpesh. E kemi lutur shumë, e kanë lutur shumë. Tepër shumë. Aq shumë sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut. Ai iku nga ai dhe ruajti nderin e dinjitetin, të vetin e të anëtarëve të partisë. Ndërsa ata që mbetën, u tretën.

Dhe jo vetëm atëherë. E kemi lutur edhe tani. E kemi lutur në Gostivar, Tetovë, Strugë, Shkup e Prishtinë. E kemi lutur shumë. Por kësaj radhe fatkeqësisht nuk ia dolëm ta shqepim nga magjepsja e Aliut.
Herën e parë ia dolëm ta bindim t’u arratiset.
Tani, herën e dytë, jo. Iku tek Aliu. Motivi i panjohur.

Megjithëse një njeri nuk do të duhej të lutej për të ecur në rrugën e drejtë, realiteti e dëshmon shpesh të kundërtën. Jo të gjithë janë të aftë ta dallojnë atë rrugë. Prandaj e lutëm dhe e lutën sepse ishim të bindur që kjo do t’i bënte nder atij dhe anëtarëve të partisë së tij. Dhe i bëri mirë, u bëri mirë.

Por kësaj herë dështoi e bashkë me të edhe ne që nuk ia dolëm ta mbajmë në shtegun dhe kahjen e duhur.

Jeta dhe beteja vazhdon.
Ecim tutje!“, ka shkruar Qoku.

TË FUNDIT

Kushtetuesja shfuqizon nenet kontestuese të Kodit Zgjedhor

“Bisedime intensive për formatimin e qeverisë”, Mexhiti thotë se VLEN-i do t’i ruajë pozitat në ekzekutiv

Parlamenti konstatoi dorëheqjen e Taravarit dhe dy zv/ministrave

Vijon bojkoti i mësimit në Nerovë të Krushevës

Shkolla e shpresës në Nerovë përballet me buldozerin e shtetit

Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË