Qoku prezantoi grupin parlamentar të VLEN: Jemi 9, do bëhemi 10, thirrje deputetëve tjerë ti bashkohen

Picture of Ina Online
Ina Online

20/05/2025

Kryetari i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku theksoi sot se po prezantohen si grup parlamentar me 9 deputetë dhe se ditëve në vijim do të shtohet edhe një deputet, ashtu që ky grup parlamentar do të përbëj 10 deputetë, si dhe më pas edhe deputetë të tjerë.

“Me 10 deputetë jemi grupi më i madh parlamentar me deputetë shqiptarë në Kuvendin e RMV-së. E kemi njoftuar kryeparlamentarin dhe trupat e tjerë të legjislativit dhe kërkojmë që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në grupet e punës të Kuvendit”, theksoi Qoku në konferencën për media.

Ai përcolli një mesazh edhe votuesve të VLEN duke theksuar se do të qëndrojnë besnik zotimeve dhe premtimeve të bëra.

“Shfrytëzoj rastin të ju drejtohemi 107 mijë votuesve që e dhan për koalicionin VLEN se ne vazhdojmë ti jemi besnik marrëveshjes dhe përcaktimeve e premtimeve elektorale për të qenë përfaqësues të tyre”, theksoi Qoku.

Ai i bëri thirrje për bashkim edhe deputetëve të tjerë të koalicionit VLEN, gjegjësisht ASH-së , që ishin pjesë e këtij koalicioni.

“I bëjmë thirrje edhe kolegëve që janë mandatuar nën koalicionin VLEN të i bashkohen grupit tonë. Zëri i tyre nuk vlen kërkund më shumë se këtu mes nesh si VLEN. Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm dhe më të unifikuar”, theksoi deputeti Qoku.

Ai u ndal edhe tek parimi i Badenterit, duke theksuar se pjesë e tij janë të gjithë deputetët e tjerë shqiptarë të partive tjera, por edhe partitë e tjera të komuniteteve pakicë dhe se të gjithë kanë përgjegjësi. (INA)

TË FUNDIT

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

VIDEO/Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

SHBA zgjat për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria

Qeveria e largoi nga detyra Bogoevskin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË