Shkruan: Bekim Qoku (ish-deputet)
Qëndrimi neutral deri indiferent i partive apolitike të shqiptarëve të MV ndaj çështjes së Zajednicës në Kosovë është i pafalshëm. Kjo lloj qasje ndaj një çështje kaq kritike për kombin në përgjithësi siç është Zajednica, i veçon dhe i largon ato shumë nga politikat mbarëkombëtare e i kthen në grupacione me fushëveprim të ngushtë lokal për interesa klanore dhe klienteliste.