Qoku tregon se si kaloi seanca gjyqësore përballë Merkos

INA
INA

20/10/2023

Bekim Qoku, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shkruar lidhur me seancën e sotme gjyqësore përballë kreut të komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili i ngriti padi.

“Mbaroi seanca e parë. Ramiz Merko është në situatën lose-lose, humbës në çdo rast, si nëse fiton ashtu edhe nëse e humbet procesin gjyqësor kundër meje.

Nëse e fiton këtë proces gjyqësor, edhe pasi u shpall njeri Non grata bashkë me familjen e tij nga DASH për korrupsion madhor dhe ndërhyrje në gjyqësor, do të dëshmoheshin akuzat e DASH, si dhe do të konfirmoheshin perceptimet e besueshmërisë qytetare për drejtësinë e MV që është vetëm 2%.

Nëse e humbet procesin gjyqësor, do të konfirmohej, nga ana tjetër, pretendimi im kur i them që ai është i korruptuar.

Thjesht, pas ndërhyrjes së Departamentit Amerikan të Shtetit në këtë rast, çfarëdo që të them unë lidhur me abuzimet e pushtetit të z. Ramiz Merko, me korrupsionin madhor që kryen, vetëm mund ta prishja.

Riçard Nefju, përfaqësuesi i DASH, për rastin e Ramiz Merkos deklaroi: “Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme që tregojnë përfshirje në korrupsiuon madhor të z. Merko. Nga ana ligjore ne veprojmë kur kemi informacione.”

Një nga pikët që unë e shoh të rëndësishme në deklaratën e z. Nefju, është kur thotë se “Një pjesë e arsyes pas veprimeve tona është të mbështesim shoqërinë civile, të mbështesim ata që kërkojnë t’i mbajnë përgjegjës individët e korruptuar.”
Këtë kam bërë unë. Jam inkurajuar nga DASH për të denoncuar abuzuesit e pushtetit. Të korruptuarit.
……….
Interesant është një nga deklarimet e z. Merko në gjykatë, që ishin kryesisht kërcënuese dhe ofenduese ndaj meje:

“Herës tjetër ta marrë Albin Kurtin këtu në gjykatë.” Këtë ai i tha gjykatëses maqedonase, për t’i thënë që i padituri, pra unë, kam lidhje me qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës dhe prandaj jam i keqi në këtë mes, ndërsa ai është i mirë, njeriu i tyre, i gjykatës. Kjo edhe sepse unë flisja shqip në gjykatë, kurse ai maqedonisht”, theksoi Qoku.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

INFO

NA NDIQ