“Quest është një produkt më i mirë dhe pikë”, thotë Zuckerberg pasi rishikoi pajisjet e Apple, Vision Pro

Picture of INA
INA

14/02/2024

Shefi i Meta-s, ka rishikuar pajisjet e Apple Vision Pro, megjithatë beson se produkti rival i Meta-s, Quest është produkt më i mirë për shumicën e gjërave për të cilat njerëzit i përdorin kufjet e realitetit virtual dhe të përzier.

Ai e ndau pikëpamjen e tij në llogarinë e tij në Instagram, të xhiruar me produktin Quest 3 Mixed Reality Passthrough, transmeton Telegrafi.

Zuckerberg pohon se Meta Quest është produkt superior kundrejt pajisjeve Apple Vision Pro. Shefi i Meta-s, potencon se produkti i tij është më i lehtë se shtatë herë më i lirë se Vision Pro.

“Quest, mendoj se është shumë më komod”, deklaroi ai.

Pajisjet Vision Pro të Apple sipas tij e kanë problemin e turbullimit të lëvizjes, që mund t’u shkaktojë përdoruesve jo-rehati.
Ndonëse ka mënyra për të minimizuar këtë me hapa të thjeshtë, Zuckerberg pohon se “Quest është shumë më i qartë”.

Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se Quest ka një fushë më të gjerë shikimi dhe ekrane më të ndritshme se Apple Viision, Pro dhe se pajisjet e Meta-s do të ofrojnë një përvojë më të mirë të lojërave. https://www.instagram.com/zuck/?utm_source=ig_embed&ig_rid=05b04bcc-3d1c-49cf-a363-6ab57b52b5f8

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË