QUINT kërkon që të formohet shpejt Qeveria e re, Ambasada e Italisë deklarohet për takimin me Kurtin

Picture of Ina Online
Ina Online

12/05/2025

Ambasada e Italisë në Kosovë, në një postim në Facebook, është deklaruar për takimin që ambasadorët e shteteve të QUINT’it kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ambasada ka thënë se është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të qeverisë së re.

“Sot ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë Kurti. Është theksuar nevoja për të formuar sa më shpejt një qeveri të re, që Kosova të ecën para drejt prioriteteve kyç si avancimi drejt integrimit Euro-Atlantik.”

Por, nga ana tjetër për kryeministrin Albin Kurti, tema kryesore e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa për disa nga përfaqësuesit e QUINT-it, ishte krijimi i institucioneve të reja në Kosovë.

“Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret ligjore dhe institucionale për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, siç është vlerësuar edhe nga Asambleja Parlamentare dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet më tej se kryeministri Kurti paralajmëroi se vonesat e mëtejshme në anëtarësim po ua mohojnë qytetarëve të Kosovës të drejtën për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kosova ishte afër anëtarësimit vitin e kaluar, por çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e la atë jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin. Në fund të njoftimit thuhet se, ndër të tjera, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË