Quni takon Haskukën, ky është mesazh për Agim Veliun

0

Deputeti i LDK-së dhe anëtari i kryesisë, Anton Quni sot ka përçuar mesazh për bashkëpartiakët e tij që mbrëmë kundërshtuan koalicionin me LV-në duke e refuzuar publikisht ofertën e fundit të Albin Kurtit.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe deputeti Quni është takuar sot me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes që udhëheq në këtë komunë.Quni ka shkruar në Facebook se ka takuar Haskukën në vazhdën e përpjekjeve për të bërë një qeverisje më të mirë lokale.
Ai ka shtuar se si dy partnerë në qeverisje, janë zotuar që do bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve më të mira e më cilësore.
“Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka thënë i njejti.