Qyra: Tregu ynë kombëtar ka 60 mijë kilometra katrorë, duhet ta shfrytëzojmë si komb këtë potencial

Picture of Ina Online
Ina Online

30/12/2024

Në emisionin EURO n’T7 janë mbledhur për herë të parë përfaqësuesit e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare për diskutuar tejkalimin e barierave politike për bashkëpunim më të mirë ekonomik.

Mendi Qyra nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore ka thënë se si shqiptar kemi një treg kombëtar ku përfshinë 60 mijë kilometra katror që duhet shfrytëzur këtë potencial që kemi por se kjo duhet bërë në bashkëpunim me qeveritë tona.

“Qeveritë tona duhet të stimulojnë prodhuesit vendor në mënyrë që të njejtit të mund edhe të eksportojnë jashtë. Ne fatkeqsisht gjysmën e kombit e kemi jashtë shteteve tona, por fatmirsisht ata janë zhvilluar dhe krijuar biznese të fuqishme. Ne si ekonomi kombëtare përveç këtyre 60 mijë kilometra katror tona që kemi duhet që ne të plasojmë prodhimet tona në Evropë, ku gjysma e kombit tonë jeton në këto shtete. Përveç në një organizim që patë Kosova në Berlin të Gjermanisë takova biznese të fuqishme shqiptare atje ku vetëm në Berlin kishte 700 restorane me pronar shqiptar, pra kemi një potencial të madh ekonomik edhe jashtë trojeve tona të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Ne duhet të rrisim prodhim tonë vendor dhe kjo mund të arrihet edhe me një bashkëpunim më të mirë mes odave ekonomike dhe qeverive tona”, ka shtuar Qyra.

Në anën tjetër Qyra ka thënë se qeveritë tona për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm kombëtar duhet të pasur një strategji për zhvillim kombëtar afatgjate.

“Ne duhet të kemi një projekt afatgjatë se nga do të shkojë ekonomia jonë kombëtare në 10-15 vitet e ardhshme. Këtë strategji duhet që ta hartojnë bashkarisht Oda Ekonomike dhe qeveritë tona, por që iniciativa duhet të vijë nga qeveritë. Poashtu sipas tij duhet që të rritet edhe më shumë vetdija jonë qytetare për prodhime vendore”, ka pohuar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperndimore Mendi Qyra.

Vitin që shkoj Maqedonia Veriore ka eksportiat mallra me vlerë rreth 490 milion euro për në Kosovë.

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË