Nën masa të rrepta të sigurisë, zyrtarë shtetërorë, partiakë dhe organizata të shoqërisë civile kanë vizituar varrin e Goce Dellçevit në Shkup – figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria – në 105-vjetorin e tij të vdekjes, shkruan rel.
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur afër Kishës Shën Spasi, ku gjendet varri i Dellçevit. Edhe një grup bullgarësh kanë paralajmëruar ardhjen në këtë manifestim.