Qytetarët: Çmimet janë të papërballueshme, “shkrirja” nuk ndryshoi situatën

INA
INA

5 Qershor, 2023

Pas heqjes së masës për ngrirjen e çmimeve, shumica e produkteve vazhdojnë të shiten me çmimin e njëjtë, por qytetarët thonë se diku ka rritje e diku ulje, varësisht çfarë dhe ku blejnë. Ata ankohen për çmimet e larta, thonë se me të ardhurat e ulëta mezi arrihet të përballohet kjo situatë. Thonë se standardi jetësor nuk mund të vendoset në bazë të të ardhurave të funksionarëve.

“Jo te pak produkte, por te shumë produkte, çmimet janë më të larta, duke e pas parasysh edhe atë që sa po I hipin rrogat… e duke u marrë nga rastet sociale që janë të rrezikuara, atyre po u shkurtojnë nga 3000 denarë e po i rrisin rrogat e veta, ky është një shok I madh, një dëm shumë I madh ndaj popullatës… shumë detergjentet janë shtrenjtuar, unë kam marr faks prej 8 kilogramve 525 denarë, tani është 800 denarë, që don të thotë thuajse 100 përqind kanë hyp. ”

“Nuk kam vërejtur nëse ka rritje, por nuk ka as ulje, çmimet mbeten ashtu siç ishin, çmimet janë të larta për të varfërit”.

“Vetëm në mos rriteshin njëherë, se për së dyti për t’u ulur nuk e ka mendjen, vetëm shkollojnë përpjetë…Me qepë po e çojmë disi, qepë mund të blejmë që të bëjmë ndonjë kombinim, a për tjetër gjë nuk ka më”.

“Po ka, tek trangujt, domatet, specat, te të gjitha… Ju e keni të qartë se gjithçka po shtrenjtohet, ju e keni të qartë”.

“Për momentin njëherë nuk kam vërejt se kanë hip apo kanë zbrit, të njëjtat kanë mbet prej më herët, koha e gjatë… Çmimi i rrymës nëse rritet, rriten edhe produktet, gjithçka që fillon mu rrit, rriten edhe tjerat”.

“Deri dje a pardje ka qenë i njëjti çmim, sot kishin ndryshuar pak çmimet, trangujt ishin bërë 60 denarë, kanë qenë 100 para dy ditëve, domatet pakë kanë rënë”.

“Kjo ka qenë 100 denarë, tash është 130, vetëm gënjejnë, çka me bë, ne duhet të blejmë duhet të hamë, nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Nga data 1 qershor u shfuqizuan vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve që ishin në fuqi gjatë dy muajve të fundit. Me këto vendime Qeveria ndaloi rritjen e çmimeve të disa produkteve.\Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

INFO

NA NDIQ