Qytetarët duhet të nxjerrin frangat që i ruajnë nën jastëk, duhet të ndërrohen

Zvicra ka hequr nga tregu serinë e tetë të frangave, dhe se të gjithë ata që i posedojnë duhet që ti ndërrojnë. Para të tilla sigurisht se kanë edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut që nëse ato i kanë të ruajtura në shtëpi apo popullorçe si thuhet “nën jastëk”.

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për portalin Faktor se kushtet për ndërrimin e këtyre parave janë të dhëna nga ana e Bankës Nacionale Zvicerane. Nuk ka afat se kur përfundon ky proces për ndërrimin e parave dhe se ato do të ndërrohen pa ndonjë kompensim.

Kjo valutë në letër u tërhoq për shkak të përmirësimit të elementeve të sigurisë. Qytetarët që kanë para të tilla duhet ti ndërrojnë ato drejtpërdrejt në Bankën Nacionale Zvicerane apo në filialet e saj të autorizuara. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nëse kanë para të tilla mund të ndërrojnë ato tek një pjesë e bankave në vend, pra në Maqedoni. (INA)