Qytetarët e Kumanovës ankohen se mungesa e transportit publik po i dëmton financiarisht

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/01/2022

Komuna e Kumanovës, qytet me mbi 100.000 banorë, e filloi vitin 2022 pa transport publik, pasi që kompanive transportuese u kanë skaduar licencat për transport komunal. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë sa më shpejtë të rikthehet transporti pasi që është e papërballueshme për xhepin e tyre, sidomos për ata që udhëtojnë në punë çdo ditë, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e Kumanovës ankohen se po dëmtohen financiarisht pasi në vend që të udhëtojnë me autobus, detyrohen të udhëtojnë me automjete personale ose me taksi që u kushton shumëfish më shtrenjtë.

“Në këtë kohë krize ekonomike, ku mezi e përballojmë, doli tani problemi i transportit që ndikon në mënyrë direkte në xhepat tonë, sepse në vend të 20 denarëve për shfrytëzim të autobusëve, tani na duhet të paguajmë 100-150 denarë për taksi çdo ditë. Çdo vonesë në zgjidhjen e kësaj problematike na dëmton neve si qytetarë“, thotë për Portalb.mk qytetari Aleksander Spasovski.

“Është e pa përballueshme financiarisht sidomos për neve të punësuarit që duhet të udhëtojmë nga fshatrat përreth deri në vendin e punës, po ashtu është e vështirë të arrijmë në kohë të caktuar, për shkak të vonesave si pasojë e mungesës së transportit“, ankohet qytetari Toni Stefanovski.

Maksim Dimitrievski
Maksim Dimitrievski

Kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sqarohet për Portalb.mk se janë në procedurë duke bërë përzgjedhjen e kompanive trasnportuese që kanë aplikuar në shpalljen e 14 dhjetorit të vitit 2021.

“Në afatin më të shkurtër të mundshëm, pas shqyrtimit të plotë të aplikimeve të paraqitura për transport publik dhe përcaktimit, para së gjithash, të parametrave mjedisorë dhe të sigurisë së mjeteve, të cilat ofrohen nga transportuesit, do të merren vendimet e duhura, me qëllim që qytetarët e Kumanovës të kenë transport publik, në përputhje me të gjitha standardet evropiane“, thotë Dimitrievski.

Ndryshe, Komuna e Kumanovës ka gjithsej 25 linja të autobusëve, ata transportojnë brenda qytetit dhe disa prej fshatrave përreth. Për dallim prej Qytetit të Shkupit, i cili ka Ndërmarrje Publike për Transport, Komuna e Kumanovës transportin publik e organizon nëpërmjet kompanive private. Sipas Komunës, transportin publik e shfrytëzojnë mbi 15.000 qytetarë, prej tyre 5.000 nxënës.

TË FUNDIT
1 orë
Taravari tregon se si do të punohet në qeverinë e re
6 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
9 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
9 orë
Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)
9 orë
Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)
24 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
1 ditë
Vuçiq i dëshpëruar se pse Maqedonia votoi për Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
9 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
1 ditë
Grenelli i kishte propozuar Trumpit që ta vizitojë Thaçin në Hagë, e zbulon media ndërkombëtare

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në qeverinë e re

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

edi rama

Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ