“Derisa populli po vuan për bukë ministrat po bëjnë jetë luksoze”.
Kështu e komentojnë qytetarët videon e publikuar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, në të cilën shihen ministrat e BDI-së se si luajnë me top në kabinetin e Grubit.
Qytetarët thonë se, derisa shumë vendbanime janë pa salla sporti, e shumë qytetarë nuk kanë çka të hanë, ministrat po tregojnë luks me pikërisht me paratë e qytetarëve.
“Unë vetëm një gjë mund tu them atyre, le ta shohin ku nuk ka fushë sporti le të ndërtojnë. Një Haraçinë me 25 mijë banorë është pa stadium, e ato bëjnë hajgare nëpër parlament e luajnë futboll, për mua kjo nuk është e drejtë… Le të shkojnë le të shohin nëpër katunde shqiptare ku nuk ka stadiume, salla le të ndërtojnë pastaj le të dalin e të luajnë. Edhe varfërinë e dimë se prej ku vjen”.
“Epo disa kanë të hanë e disa jo, a e kërkon i ngopuri të uriturin, asnjëherë…. Deri sa kanë dhen le ti qethin, unë kështu them…”./Alsat