Qytetarët masakrojnë Ramën, sa lekë more nga greku

Replika të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve që kanë komentuar në faqen e tij në “Facebook”, pasi ministri i Jashtëm grek, Kotzias zbuloi negociatat me Shqipërinë e nder të tjera tha se “ishte rënë dakord që Greqia do të zgjerohet me 12 milje”.

Qytetaret i janë lëshuar Ramës me pyetje nëse një gjë e tillë është e vërtetë, shumë të tjerë me akuza për shitjen e detit dhe për tradhti.

Rama ka reaguar me nga një përgjigje për secilin, duke thënë se kane hyre ne ‘marrëveshje për t’i dhënë vendit atë qe i takon, dhe për t’i drejtuar kurrizin’.

Replikat

Komentuesi: Ate Bushati çe mban kot aty  Ca diplomati ca minister I jashtem eshte !!?? 4-5 arritje po ben pala Greke , E ne Shqiptaret Asnje arritje, po na jep Barr akoma ti , ku I ke premtimet Arrijne te gjitha ç’fare duan ata, .. e nderpresin bisedimet , e ndryshojne ministrin pastaj. Sa te manget qe po tregoheni , ne dem te Shqiptareve

Ça na ben bla bla bla Kryeminister me ministra koti

Te besuam po na dole Kot fare

Ky Bushati nuk benka as per sekretar e jo me minister

Paske vene nje femije nje kalama -> diplomat e minister o Rama

Ju Ngelet duke firmosur  e Pala greke rri asgje Vazhdo

Rama: 4-0 mbase e sheh ne ndonje skedine, se ne kete ceshtje nuk ka baste, prandaj mos u merr me gjera qe as i di, as i kupton po filloje nga mesimi i edukates e vazhdoje me mesimin e historise e gjeografise pastaj nese do te flasesh ne mexhelis per keto pune

Komentuesi: Ne skemi nevoj per “marrveshje” me Grekun, marveshja u be ne 1912, tani mbetet qe Greku ta pranoj. Ç’do shpjegim ndryshe esht mosrespektin i deklaratës te pavarsis! Nuk ke nevoj te jesh orator apo dhe me eksperienc politike qe te mbrosh deklaraten te cilen e festohm ç’do Nëntor!

EU nuk esht e përjetshme, Shqiperia duhet te jet e përjetshme per çdo Shqiptar!

Rama: Hahaha o zot, dmth marreveshja e detit te rrije sic eshte thua ti dhe Shqiperia te mbaje vendin e mos flase! Hajde mendje hajde

Komentuesi: Nese eshte e vertete kjo qe thone se eshte shit deti turp te kesh o Z Kryeminister te dhjefsha mu ne emrit nese e ke bere kte, ke per te humbur shum njerez te tute nga un i pari qe te kam mbeshtetur dhe jam me ty, por jo te dalesh tradhtar!

Rama: Gjynah per ty, kaq me vjen te te them, me paske mbeshtetur mua e degjon veshegjatet!

Komentuesi: O zoteri Edi Rama e lexova me par se Shqiperia i ka fal grekve Disa milja deti e mbase ke ne nje portal nuk ju besova edhe aq shume . Me te vertet nese po, pse edhe a nuk na kan marr boll toke ” fqinjet ” tane ???

Rama: Pse une kam fajin qe i merr seriozisht portalet ti Gzim?

Komentuesi: Kta jan mi fute tan ne burg per shkelje te kushtetutes dhe pordhunim.dhe shfrytezim te pasurive kombetare dhe territoreve Shqyptare !

Rama:  ti mos pordhuno gjuhen shqipe njehere dhe shkeljen e Kushtetutes shko kerkoja Saliut e Lulit qe e shkelen, jo mua qe po perpiqem tash kater vjet ta vendos ne vend

Komentuesi: km Esht e vertet qe grekut ju fal nje pjes deti

Po qe se eshte e vertet Qenke 1. Hesat pash toptan i vertet

Dil dhe sqaro popullin Se do te mare historia si zogu qe shiti shen naumim te malazezet

Rama: Rikard, ti ben mire te mesosh te shkruash shqip e te hapesh veshet e te degjosh shqip jo shqup, pastaj edhe mund te flasesh!

Komentuesi: Në qoftë se do mbyllet kjo marrveshje në favor të grekut dhe në kurriz të Shqipërisë,të jeni të ditur se i tër populli do jetë kundër juve dhe me të drejtë të plotë.

Rama: Ti te jesh ne dijeni qe sot se ke rene ne kazan pa dashjen tende prandaj dil nje ore e me pare dhe mos i’a qaj hallin Shqiperise se nuk e kemi hapur kete teme me fqinjet per t’ia renduar kurrizin, po per t’ia drejtuar kurrizin!

Komentuesi: Me duket sikur u fal vija bregdetare per te shmangur vetingun. U kapet me pras ne dor e tani ju perdorin si i don qefi!!

Rama:  tape topi qenke o Artur krejt

Komentuesi: Pozicioni i qarte: ”do ja leme ne dore specialistave grek te vendosin per keto negoziata”

Rama: Hahahaha po kete ku e degjove apo ta tha birra me raki?