Qytetarët po rrjepën nga përmbaruesit

Picture of ina-online
ina-online

12/08/2023

Ligji u miratua, por nuk zbatohet! Kjo periudhë ka bërë që përmbaruesit të nxitojnë me mbledhje të borxheve, kurse qytetarët thonë se do t’i padisin.

Mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara aktualisht, si të qytetarëve si persona fizik, ashtu edhe të kompanive private si persona juridikë. Ligji i vjetërsimit të borxheve për llogaritë mbi 10 vjet nuk funksionon në praktikë sepse vetë përmbaruesit refuzojnë të shlyejnë borxhet. Nuk do të ketë vjetërsim dhe fshirje të borxheve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe qytetarëve, pasi shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve me shumë paqartësi, thonë nga Oda e Përmbaruesve.

“Përmbaruesi nuk është kompetent sipas detyrës zyrtare të vendosë për vjetërsimin e kërkesës, të përcaktuar në shkresën përmbaruese, për të cilën është paraqitur kërkesë për përmbarim. Çdo parashtresë nga një palë në të cilën thirret vjetërsimin i lëndës, përmbaruesi do ta refuzojë me konkluzion për shkak të mos kompetencës”, thonë nga Oda e Përmbaruesve.

Me këtë ligj borxhet skadojnë, pas kësaj interesi nuk duhet të jetë më i lartë se borxhi kryesor, ndërsa për kreditë e shpejta kostot administrative duhet të jenë deri në 60%. Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale Marjan Ristevski, tha se për momentin ka një kaos të përgjithshëm. Qytetarët janë të revoltuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë, nën kompetencat e të cilës janë përmbaruesit.

“Nga Oda e Përmbaruesve na kanë dërguar një shkresë përmes së cilës përmbaruesit thonë se nuk janë kompetent të vërtetojnë vjetërsimin e lëndëve dhe tani u krijua një huti te qytetarët. Për shkak të saj ne i bëjmë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, në kompetencat e të cilit punojnë përmbaruesit. Ai duhet të lëshojë ekzemplarë të caktuar me të cilët do të procedojnë përmbaruesit. Ministri Lloga duhet të mbaj takim me ata tu jep formular ku përmbaruesit nuk do të përcaktojnë vjetërsinë, por do të sjellin konstatim me kërkesë të qytetarëve se një lëndë e caktuar është vjetërsuar”, deklaroi Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.

Kuvendi muajin e kaluar miratoi ndryshimet në Ligjet për Përmbarimin dhe Marrëdhëniet e Obligacioneve për të ulur keqpërdorimet, pra për të reduktuar mundësinë e fitimeve alternative me interes, si dhe për të stimuluar kreditorët për më shumë efikasitet dhe reagim më të shpejtë. Kuvendi duhet të dalë me një interpretim autentik të ligjit që të mos ketë manipulime të ndryshme, thonë nga Konfederata e Sindikatave. /Alsat.mk

TË FUNDIT
24 minuta
Mexhiti takon gjeneralin Clark
2 orë
SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse
2 orë
Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë
3 orë
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
6 orë
Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen

ME TE LEXUARA

1 ditë
QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje për prani të gjarpërinjve në vendbanime
11 orë
Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja
1 ditë
Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Armata nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor
8 orë
Murtezani: Po vjen një valë reformash në të gjitha institucionet, do punojmë pa u lodhur për të mirën e vendit dhe qytetarëve
2 ditë
Stoltenberg: Forcat autoritare po bashkohen, NATO duhet të mbetet e unifikuar
1 ditë
Taravari ka një informacion për BDI-në, ja për çka bëhet fjalë
1 ditë
Nikollovski: Nuk ka Zëvendëskryeministër të Parë, gjithë zëvendëskryeministrat do të jenë të njëjtë
11 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
1 ditë
Vendi nuk është i përgatitur të përballet me luftën kundër zjarreve

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-06-21-21-44-15-846_com.android.chrome-edit

Mexhiti takon gjeneralin Clark

IMG_3456

SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Evzoni-border-station-800x445

Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë

tanja fajon

Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

izet mexhiti

Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen

ilir veseli saraj

Ilas Veseli zgjedhet si ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

aksiden greqi

30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

INFO

NA NDIQ