Qytetarët të pakënaqur nga shërbimet shëndetësore

Picture of INA
INA

18/08/2024

Çdo ditë e më shumë qytetarët shprehen të revoltuar nga kushtet në shëndetësi. Në një anketë për Alsat, disa nga qytetarët që prisnin para spitaleve thanë se detyrohen të presin me muaj të tërë për të caktuar termine për ndonjë nga klinikat e qytetit. Shumë prej qytetarëve vërejtje kanë edhe për higjienën dhe shërbimet shëndetësore.

“Shumë gjëra. Çfarë për shembull? Nuk ka higjienë. Shërbimi nuk është, nuk janë të mira”, tha një qytetar.

“Tash erdha, në ora 11 e kam të caktuar? Sa kohe keni pritur? Një muaj. A është shumë? Çfarë të bëjmë, ashtu është”, tha një qytetare.

“Ne jemi të kënaqur. Mirë kaluam”, u shpreh një qytetar.

Gjithashtu, një pjesë e qytetarëve ankohen edhe për mungesë të kuadrit shëndetësor. Ndërkohë, shumë të tjerë thonë se në klinikat e Shkupit më shumë ka të punësuar administratë partiake se punonjës shëndetësor.

“Gjithçka duhet të ndryshojë, nuk jemi të kënaqur. Mjekët po ikin jashtë vendit, disa mbeten, ata nuk janë fajtor, nuk ka kuadër”, tha një qytetar.

“Kaos është këtu. Askund në botë nuk ka më shumë administratë në numër kundrejt personelit shëndetësor, kjo është kaos. Janë punësuar njerëz partiak, nga njëra parti ose tjetra, nga të gjitha, pavarësisht se cila”, shtoi një qytetar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka paralajmëruar ndryshime për terminët, pikërisht për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve. Ditë më parë ai tha se po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të programit “Termini im” ose eventualisht një dixhitalizim krejtësisht i ri. Gjithashtu, Taravari ka paralajmëruar përdorimin e telemjekësisë – konsulta nga distanca. Sipas tij, për disa çështje pacienti nuk duhet të vijë në klinikë, por mund të ketë një periudhë të caktuar kur mjeku të bëjë konsulta nga distanca. Nëse është e nevojshme, mjeku do ta thërrasë pacientin dhe do ta ekzaminojë fizikisht./Alsat.mk

TË FUNDIT
3 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
4 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
5 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
6 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar
7 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

ME TE LEXUARA

21 orë
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
21 orë
A po shkrihen akujt mes Sofjes dhe Shkupit, çka thanë Davkova-Radev pas takimit?!
1 ditë
Prokurori i SHBA-ve: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike
16 orë
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
1 ditë
20 kadetë dhe dy oficerë të Akademisë Ushtarake të RMV-së janë ankuar për të përziera dhe të vjella
7 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”

LEXO MË SHUMË

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

kercove gostivar oher

Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

arm-uniforma-600x360

Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”

BE EU Bashkimi Evropian Unioni Evropian Bruksel

REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit

gordana siljanovska rumen radev

A po shkrihen akujt mes Sofjes dhe Shkupit, çka thanë Davkova-Radev pas takimit?!

Radojcic vilat pasuria

Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?

INFO

NA NDIQ