Qytetarëve të Kumanovës në shportën e produkteve bazë u shtohet edhe uji, nuk kanë ujë për pije!

Picture of INA
INA

28/05/2024

Një ndër kushtet bazike për jetesë është edhe uji, por ky kusht që të jetë i qasshëm varet se ku jeton. Shembull me ditë të tëra qytetarët që jetojnë në Kumanovë nuk kanë ujë për pije, uji që ekziston është i papijshëm.

Kjo katrahurë e krijuar erdhi si pasojë e vërshimeve të ndodhura ditë më parë në këtë zonë nga breshëri i madh. Por, kapacitetet e këtij qyteti janë në atë nivel saqë nuk mund të menaxhojnë edhe me një situatë të tillë. Përndryshe, edhe nga kjo situatë si herëve tjera mbesin të dëmtuar qytetarët të cilët janë të detyruar me ditë të tëra që ujin për pije ta blejnë me një kosto të lartë.

Agjencia Zhurnal ka kontaktuar me banorë të këtij qyteti të cilët kanë shprehur indinjatën e thellë për këtë situatë, kanë kërkuar që sa më parë të sanohet problemi dhe të mos dëmtohen edhe më tepër financiarisht, shkruan Zhurnal.

Qyteti Kumanovës me ditë të tëra pa ujë për pije

Zyrtarët nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi” dhe qytetarët janë në pritje të rezultateve përfundimtare të mostrave të marra nga qendra e shëndetit publik në mënyrë që të kumtojnë rezultatet. Gjinitë ligjore janë vendimtare dhe kërkojnë tri analiza të njëpasnjëshme të mostrave të marra nga vende të ndryshme. Rekomandimi i autoriteteve është që uji të zihet dhe të përdoret si teknik deri në konfirmimin përfundimtar nga qendra e shëndetit publik.

Sipas procedurave ligjore, rezultatet e tri analizave të njëpasnjëshme të mostrave të marra nga dhjetë lokacione nëpër qytet duhet t’i marrim sot deri në orën 14″, deklaroi drejtori i NP “Ujësjellësi”, Oliver Stojmanovski.

Ekipet e Qendrës për Shëndet Publik rezultatet e para i morën të enjten, të dytat të premten, të tretat të shtunën. Për çdo analizë janë të nevojshme nga 42 orë.

Nga kjo situatë e krijuar më të dëmtuar dalin qytetarët e Kumanovës të cilët janë të detyruar të blejnë ujin për pije, pa qenë të sigurt se mund të konsumojnë ujin e zier ashtu siç rekomandojnë autoritetet lokale.

Agjencia Zhurnal ka kontaktuar edhe me banorë të këtij qyteti, të cilët për redaksinë tonë shprehin mllefin dhe indinjatën e thellë nga mungesa e masave adekuate që të veprohet sa më shpejt që është e mundur drejt gjetjes së një zgjidhje që nuk dëmton xhepin e qytetarëve.

“Në këtë qytet gjithçka është e mundur, por që të kemi problem edhe me ujin për pije nuk e kemi pritur. Këtu nuk ka pasur shumë shi më tepër në rajonin e Likovës, pra atje bie shi ne këtu përballemi me mungesë uji. Kjo është dëshmi se sa këta të zgjedhurit tanë punojnë për ne, nuk brengosen fare edhe nëse vdesim për një pikë uji”, tha F.T qytetar nga Kumanova për Zhurnal.

Nga ana tjetër D.B për Zhurnal tha se mungesa e ujit për pije me automatizëm dëmton qytetarët nga aspekti ekonomik, e më e rënda sipas tij është që edhe ashtu situata ekonomike sidomos për banorët e kësaj zone nuk është e kënaqshme.

“Në këtë situatë qytetarët janë të detyruar të blejnë ujin për pije që për fat të keq çmimet janë koxha të larta dhe deri në këto ditë kemi pasur produkte tjera bazë që mezi i kemi mbuluar tani na është shtuar edhe uji. Në mes të krizës së shumëfish shtohet edhe kriza për ujë kjo sinqerisht për neve është e pakuptimtë”, deklaroi qytetari për Zhurnal.

Mbetet të shihet, edhe rezultati i sotshëm dhe nëse do të vazhdohet akoma me këtë gjendje. Megjithatë, organet lokale përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të reflektojnë mbi këtë situatë të krijuar. Qytetarët e kësaj zone nuk po kërkojnë ujë mineral e as të gazuar por ujë të thjesht, ujë për pije.

Absurd në vete është që në këtë shekull, në këtë vit, në këtë vend kandidat për BE qytetarët akoma të kenë kërkesë të përditshme plotësimin e nevojave elementare për jetesë, ujë për pije.

TË FUNDIT
5 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
5 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
7 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
8 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
8 orë
Shtrenjtohet buka

ME TE LEXUARA

16 orë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
10 orë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
15 orë
OKB-ja ka akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit
10 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
19 orë
Taravari: Ligji për ushtrues detyre të kryetarëve të komunave është gati, presim mbështetje
14 orë
Lloga: Erdhi dita kur presidentja nuk e njeh shtetin e saj
8 orë
Shtrenjtohet buka

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

Mickoski

Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

INFO

NA NDIQ