Qytetarëve u kërkohet të mos blejnë rezerva ushqimore!

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Qeveria dje edhe njëherë apeloi, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet.

Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë.

Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, Sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet.

“Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit. Për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë, theksojnë nga Qeveria.

Informojnë edhe se qeveria është në komunikim të rregullt me të gjithë aktorët relevant social, si dhe me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast nevoje për përdorimin e instrumenteve që do të ndihmojnë në financimin e shpenzimeve në ekonominë e vendit.

“Qytetarët të jenë të sigurt dhe në paralajmërimet e Bankës Qendrore e cila ditët e kaluara informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me fundamentet e ekonomisë maqedonase. Sipas këtij konfirmimi të stabilitetit të kursit të këmbimit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit në dispozicion arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, citojnë nga Qeveria.

Qeveria e përsëriti edhe apelin deri te tregtarët ta respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare.

Mendim për krizën dje ka shprehur edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai nga Gjevgjelia akuzoi se pushteti “me ndarjen e Ukrainës – Rusisë” defokuson popullin për ta larguar vëmendjen nga problemet reale.

Presidenti serb, Aleksandar Viçiq në fjalimin e djeshëm të jashtëzakonshëm për opinionin për krizën politike dhe ekonomike rreth konfliktit ushtarak në Ukrainë, deklaroi se Serbia me kërkesë të Maqedonisë së Veriut do t’i dërgojë 50.000 ton gru dhe 25.000 ton misër.

Ai tha se Ukraina dhe Rusia përbënin një total prej 29 për qind të eksportit botërore të misrit, për të cilën ka ndërprerje të mëdha për shkak të konfliktit ushtarak.

Sipas presidentit serb, Serbia ka sasi të mjaftueshme të misrit, për miell tip 500 për bukë dhe për gjithçka tjetër dhe nuk do ta kufizojë eksportin.

VMRO-DPMNE menjëherë dërgoi reagim, duke vlerësuar se Vuçiq me këtë ka zbuluar se vendi nuk ka rezerva të misrit.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË