Qytetari i revoltuar maqedonas tenton të shkelë me makinë policë dhe inspektorë

Me datë 25.06.2022, N.K. (53) nga Resnja është arrestuar nga zyrtarë policorë në Prilep, pasi me veturën e tij furgon “Mercedes Sprinter” ka tentuar të shkelë inspektorët komunalë dhe një zyrtar policor i cili ishte duke kryer punë zyrtare.

Për të evituar incidentin, punonjësi i policisë ka qëlluar me armë në gomat e mjetit.

Sipas njoftimit, para kësaj në Tregun e Qytetit Prilep, teksa ka shitur produkte me veturën, ai është larguar nga inspektimi. Ndaj autorit është ngritur kallëzim penal.(INA)