Qytetari i shkruan LIVE: “Uroja Albin Kurtit fitoren” – Kështu reagon Haradinaj

0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot i është përgjigjur pyetjeve online të qytetarëve, teksa ka lexuar edhe një koment rreth kryetarit të VV-së, Albin Kurtit. Një qytetar i ka sygjeruar Haradinajt që t’ia urojë fitoren Albin Kurtit.
“Uroja Albin Kurtit fitoren”, ishte komenti i qytetarit. Haradinaj i tha atij të bëhet gati ta urojë atë. ‘’Nëse qytetari ia jep votat, tashmë veç e ka uru. Por unë ju them bëhuni gati me ma uru mua, sepse e kam dëshmu me punë se sa jam në gjendje në vendos edhe me forcu vendim. Bëhuni gati me përkrah koncepktin 100 për qind Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj sot po merr pjesë në një diskutim të organizuar nga KDI.