Nga Qyteti i SHkupit sot njoftuan se kanë parashtruar ndaj ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe ish kryetaren e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva. Sipas Qytetit të Shkupit, Shilegov dhe Jançeva dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit”, përcjell TV21.
“Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare, nga buxheti i Qytetit të Shkupit ka shfrytëzuar mjete për festë në një restorant në Shkup, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, ndërsa Petre Shilegov si Kryetar i Qytetit të Shkupit, duke shfrytëzuar pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe duke i tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, pa kontratë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, ka lejuar të shrytëzohen dhe paguhen mjete nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Përkatësisht, Ljubica Jançeva në cilësinë e kryetares së Këshillit të Qytetit organizoi festën e Vitit të Ri në një restorant në Shkup”, tha mes tjerash Daniell Apostollovski, këshilltar për marrëdhënie me publikun në Qytetin e Shkupit.