Radev: Bullgaria i merr seriozisht problemet e bullgarëve në Maqedoni

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/02/2022

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkoi garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut për respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend. Ai kërkon që para fillimit të negociatave të vendit me BE-në të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Radev këto kërkesa i bëri të ditura në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, duke shtuar se “Bullgaria i vlerëson lartë lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe bashkatdhetarët e saj në të”.

“Para se të hapet dera e negociatave, duhet parë një proces i qartë dhe i qëndrueshëm i zhdukjes së gjuhës së urrejtjes. Bullgaria i merr seriozisht problemet e bullgarëve maqedonas dhe vlerëson shumë mendimin e tyre se si Maqedonia e Veriut mund të arrijë anëtarësimin më shpejt në BE”, tha ai.

Sipas tij, mënjanimi i problemeve politike, herët a vonë do të çojë në bllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas tij, Bullgaria kategorikisht nuk e dëshiron.

Radev tha se kjo nuk është aspak ndërhyrje e Bullgarisë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, por, thotë ai, më shumë “shqetësim dhe mbështetje për rrugën e saj të qëndrueshme drejt aderimit në BE.

TË FUNDIT

Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas

Kupa e Botës për Klube, fillon dita e dytë në grupe… Leo Messi sfidon Porton!

Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain…

“Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer”…

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Macron nis iniciativë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit

ME TE LEXUARA

1
Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas
1
Kupa e Botës për Klube, fillon dita e dytë në grupe… Leo Messi sfidon Porton!
1
Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain...
1
"Ancelotti mund të bëjë shumë për Brazilin, edhe Allegri është një trajner i shkëlqyer"...
1
Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

LEXO MË SHUMË