Radev: Mbështesim integrimin europian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur bisedë videokoferenciale me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Siç ka informuar korrespondenti i MIA-s në Sofje biseda ka qenë e iniciuar nga kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli.
Në takim është biseduar rreth masave për të përballuar pandeminë e Covid-19, si dhe tema në axhendën e BE, me fokus në politikën e zgjerimit.
Siç njoftojnë nga Presidenca Bullgare, gjatë video takimit Radev theksoi se Bullgaria parimisht dhe me konsekuencë mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Radev gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria pret “rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në procesin e formimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë drejtim më i rëndësishëm është dialogu i drejtpërdrejtë dhe i hapur midis dy vendeve më të afërta në Ballkan për të arritur një përparim real”.