Radev para takimit me Siljanovskën: Presim që RMV t’i përmbushë të gjitha obligimet e saj

Picture of INA
INA

13/09/2024

Presidenti bullgar, Rumen Radev konfirmoi sot në mëngjes, para vizitës së presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje, se do të kenë bisedime zyrtare, por tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka braktisur retorikën parazgjedhore dhe se duhet të kthehet drejt realizmit të obligimeve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e vërtetë që muzika dhe kultura janë sfera që na bashkojnë. Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pret që ky dialog jo vetëm të ndihmojë në afrimin tonë kulturor dhe t’i japë shtysë bashkëpunimit ekonomik, por edhe të hapë një dialog për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të hapura mes nesh”, tha Radev.

Ai theksoi se bashkë me marrëveshjet e nënshkruara, përfshirja e lidershipit të Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e Korridorit 8 do të jetë tregues i qartë i ambicieve reale evropiane të RMV-së për lidhje më të madhe në rajon.

“Pres që vullneti i treguar për dialog dhe mirëkuptim nga ana e presidentes Siljanovska të bëhet një politikë konsistente edhe e Qeverisë së RMV-së”, tha Radev.

Radev tha se Qeveria e RMV-së ende nuk ka dal retorika parazgjedhore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka braktisur retorikën e saj parazgjedhore. Le të kthehen në realizëm. Marrëdhëniet tona do të bazohen në marrëveshjet e lidhura. Ne presim që RMV t’i përmbushë të gjitha obligimet e saj, si ndaj nesh ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian. Ne respektojmë me përpikëri protokollin, tani është radha ime të vij në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, tha Radev./Telegrafi/

TË FUNDIT
13 minuta
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
14 minuta
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë
12 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
12 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
12 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

ME TE LEXUARA

20 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
16 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”
20 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
15 orë
Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën
18 orë
A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?
13 orë
Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

LEXO MË SHUMË

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

vesna janevska

Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

Maksim-Dimitrievski-maksi

Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën

INFO

NA NDIQ