Radev: Sjellja antievropiane e disa politikanëve në Maqedoni po i largon ata nga BE-ja

INA
INA

11/03/2024

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut po i largon ato nga anëtarësimi në BE.

“Sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut dhe lidhjet ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk janë në favor dhe i largojnë nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, thotë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev duke komentuar deklaratën e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për pakicën maqedonase në Bullgari.

Ai thotë se është e qartë se disa politikanë në Maqedoninë e Veriut po përpiqen të njohin realietin në një mënyrë më të rëndë.

“Nuk u bën mirë atyre. Përkundrazi, deri më tani kanë pasur raste dhe ngjarje të mjaftueshme për t’i bindur se sjellja dhe qëndrimi i tyre antievropian ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk u sjell përfitime dhe i largon nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, tha dje Radev.

Nga Kabineti i Pendarovskit para katër ditësh njoftuan se ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari është fakt. Kjo vjen si reagim ndaj njoftimeve në mediat bullgare se MPJ-ja atje ka thirrur ambasadoren e Maqedonisë në Sofje për, siç thonë ata, “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe deklaratat e tyre të rreme për Bullgarinë”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri hysni shaqiri

Rijad Shaqiri: Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit

vlen llogo

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

INFO

NA NDIQ