Sot në mbrëmje do të mbyllen dhe ndeshjet e dyta në Champions League me 9 supersfida të tjera. Nga Real Madrid, te Bayern Mynihu, Atletiko, Liverpool apo Juventus do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm për të marrë 3 pikë e radhës.
Ndeshja me e bukur në letër është ajo mes Laipzig dhe Juventus. Ekipi i Tiago Motës është i pathyeshëm këtë sezon pasi ende nuk ka pësuar golin e parë. Bardhezinjtë janë kthyer në një mur për çdo kundërshtar dhe Laipzig do ta ketë shumë të vështirë për ta ndëshkuar klubin torinez.
Statistika të mira ka dhe klubi gjerman që në 19 ndeshjet e fundit është mundur vetëm një herë nga Atlético de Madrid në sfidën e parë në Champions, shkruan A2.
Në orën 21:00 kampionët në fuqi të Real Madridit do të udhëtojnë në Francë përballë Lille. Sigurisht madrilenët janë favoritë absolutë në letër dhe tekniku Ancelotti mund t’i jap hapësira dhe lojtarëve të rinj që në kampionat nuk kanë marrë shumë minuta.
Real Madrid ka 36 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet dhe këtë vit mbetet një nga pretendentët kryesorë për të mbrojtur trofeun në fund.
Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Liverpool dhe Bolognës në Anfield. Një prove e vërtetë për ekipin italian kur në fushë do të zbresin emra si Salah, Szoboszlai, Gakpo apo Darvin Nunez, ndërsa Luis Diaz dhe Diogo Zhota do ta nisin nga stoli.
Nga ana tjetër, edhe italianët nuk do të bëjnë eksperimente dhe sulmi do t’i besohet sërish treshes Odgaard dhe Ndoye nga krahët ndërsa në qendër Castro.
Në takimet e tjera, Aston Villa pret Bayernin, Benfica sfidon Atletico Madrid, Dinamo Zagreb luan me Monacon, ndërsa Strum Graz-Club Brugge.