Përkundër faktit se sezoni veror po përfundon, nëpër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut vazhdon fluksi i makinave.
Edhe sot në mëngjes ka pasur fluks të madh të makinave në pikat kufitare Tabanoc – Preshevë dhe pika kufitare Bogodoricë-Evzoni. Ndërsa në Qafë Thanë dhe Bllacë nuk është regjistru fluks i madh i makinave.
Sipas kamerave të JPDP-së, në “Bogorodicë” aktualisht janë të hapura tri korsi dhe vërehet se veturat po lëvizin ngadalë.(INA)